Arrestohen gjashtë të dyshuar për trafikim me substanca narkotike
Prishtinë, 23 shkurt - Drejtoria e hetimit të trafikimit me narkotikë, përmes rrugëve operative kanë arritur të marrin informacione kredibile në lidhje me vendndodhjen e një sasie të substancave narkotike, informacioni është përpunuar dhe është analizuar si dhe janë marrë një varg veprimesh hetimore me qëllim të verifikimit të informacionit, sigurimit të provave si dhe arrestimit të personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Kështu më 22 shkurt rreth orës 22:30, fillimisht është ndaluar VW Polo ngjyrë e kaltër me mbishkrimin TAXI dhe brenda në veturë ishin dy persona të dyshuar, vozitësi dhe pasagjeri, të cilët janë arrestuar nga ana e hetuesve policorë nën dyshimin e bazuar për krim të organizuar dhe posedim, blerje e shitje e paautorizuar e substancave narkotike dhe dhe substancave psikotropike Neni 229 i KPK.
Në bagazhin e kësaj veture janë gjetur një çantë me ngjyrë të zezë ku pas verifikimit që i është bërë kësaj qante, është konstatuar se janë gjetur 4 (katër) kg e 93 gramë substancë narkotike e dyshuar e llojit marihuanë.
Më pas në vazhdimësi të operacionit është bërë bastisja në shtëpinë ku është dashur të arrijë marihuana në fshatin Bërrnicë, ku janë arrestuar edhe dy persona të dyshuar dhe gjithashtu është gjetur 6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Në vazhdimësi të operacionit në rrugën Lidhja e Prizrenit në një kafe bar është arrestuar edhe personi i pestë, ndërsa në shtëpinë e tij në rrugën Agron Rrahmani është arrestuar edhe personi i gjashtë i dyshuar, tek i cili është konfiskuar një cigare e mbështjellë me marihuanë.
Operacioni i ndërmarrë nga DHTK (Drejtoria e Hetimeve të Trafikimit me narkotikë) ka vazhduar dhe kështu po në të njëjtën datë kanë konfiskuar edhe dy vetura BMW ngjyrë e arit dhe BMW ngjyrë e kaltër pronë e të dyshuarve.
Të gjithë të dyshuarit në mënyrë të organizuar kanë blerë në Shqipëri substancën narkotike dhe më pas përmes kufirit kanë kryer transportin për në Kosovë.
Të dyshuarit tanimë të arrestuar janë:
1. B. V. lindur më 1972, mashkull/shqiptar/kosovar
2. Xh. K. lindur më 1984, mashkull/shqiptar/kosovar
3. N. K. lindur më 1970, mashkull/shqiptar/kosovar
4. H. B. lindur më 1977, mashkull/shqiptar/kosovar
5. K. K. lindur më 1990, mashkull/shqiptar/kosovar
6. B. Y. lindur më 1986, mashkull/shqiptar/kosovar
Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar, ku me autorizim e tij të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.