Arrestohen gjashtë të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore
Prishtinë, 6 nëntor - Dje rreth orës 21:00, Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në bashkëpunim me Forenzikën dhe Njësitin për Reagim të Shpejtë, ka realizuar një operacion policor në rajonin e Mitrovicës.
Operacioni policor ka rezultuar me arrestimin e gjashtë personave të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kryenin veprat penale trafikimit me njerëz, shërbime seksuale të viktimës së trafikimit dhe ndërprerje e palejuar e shtatzënisë.
Të arrestuarit lidhur me këtë rast janë: N. A.lindur me 1986 femër; M. S. lindur me 1983; H. C. lindur me 1969; I. H. lindur me 1962 dhe B. H. lindur me 1986.
Njësitet policore kanë realizuar edhe bastisje në disa lokacione për shkak të dyshimit të bazuar se kryheshin veprat penale të cekura më lart, me çrast janë identifikuar dy viktima trafikimi, të cilat janë dërguar në strehimore për tu trajtuar sipas procedurave ligjore.
Të gjitha veprimet policore janë kryer me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, kurse me vendim të prokurorit kompetent personat e arrestuar ndalohen për (48) dyzet e tetë orë.