Arrestohen gjashtë aktivistë të Vetëvendosjes
Prishtinë, 10 qershor - Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët zhvillonin aktivitetin e tyre në stolisjen me flamuj kombëtar qytetin e Prizrenit, në nder të 135 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Këto arrestime, sipas Lëvizjes Vetëvendosje janë plotësisht të papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me frymën e datës së sotme.
Sot, më 10 qershor, në Prizren gjatë aktivitetit të Lëvizjes Vetëvendosje Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë aktivistët tanë, Arianit Manxhuka, Durim Jasharaj, Kushtrim Dakaj, Arlind Manxhuka, Valdrin Kabashi dhe Zeqir Sylejmani, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.
Lëvizja Vetëvendosje kërkon lirimin e tyre, ndërsa vlerëson se këto arrestime janë plotësisht të papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me frymën e datës së sotshme.