Arrestohen edhe pesë persona të dyshuar për ‘grabitje me armë’
Pejë, 5 shkurt - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia e hetimeve Rajonale e Pejës, gjatë zhvillimit të hetimeve në vazhdimësi lidhur me rastin e ‘grabitjes së armatosur’ e ndodhur me datë 22 janar rreth orës 11:23 në rrugën Luan Haradinaj në Deçan.
Hetuesit rajonal kanë lokalizuar vendndodhjen e të dyshuarve të cilët kanë qenë në arrati.
Pas marrjes së urdhëresës nga Gjykata dhe Prokuroria, njësiti rajonal i hetimeve DRP-Pejë me asistim të NJRSH-Pejë, sot është kryer bastisja në një banesë e cila gjendet në qytetin e Fushë Kosovës.
Pas arrestimit të dyshuarve dhe kontrollimit të banesës është gjetur edhe një sasi e narkotikëve dhe një pajisje për bluarjen e marihuanës.
Me këtë rast janë arrestuar 5 persona të dyshuar lidhur me veprën e cekur më lartë, 2 nga këta pas intervistimit nga ana e hetueseve rajonal DRP-Pejë, me urdhër të Prokurorit të shtetit janë liruar, ndërsa 3 persona të dyshuar me aktvendim të lëshuar nga Prokurori i shtetit ndalohen për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.