Arrestohen dy zyrtarë në Shtërpcë për shkak të ryshfetit
Prishtinë, 23 gusht - Dy zyrtarë në Drejtorinë e Pylltarisë në Komunën e Shtërpcës, kanë përfunduar në pranga të policisë pasi që të njëjtit dyshohet me bazë se kanë pranuar ryshfet.
Sipas policisë, të dyshuarit që nga viti 2003 e deri tani dyshohet se kanë shpërdorur detyrën zyrtare.
Ata nga persona të ndryshëm kanë marrë ryshfet për të mos i proceduar lëndët në Gjykatë.
Për arrestimin e të dyshuarve është informuar menjëherë prokurori publik i cili ka urdhëruar që të njëjtit të dërgohen në mbajtje.