17 Maj 2024

Arrestohen dy të dyshuar për trafikim me substance narkotike

Prishtinë, 27 prill - Me dyshimin e bazuar se një grup i organizuar dhe mirë i strukturuar po merret me trafikimin e substancave narkotike është realizuar një operacion policor i koduar me emrin “Vazhdimi” ku janë arrestuar dy të dyshuar.

Hetimet për këtë rast kishin filluar më herët nga Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotike pranë drejtorisë kundër krimit të organizuar (DKKO) dhe dje (26.04.2012) procesi hetimor ka vazhduar me realizimin e bastisjeve në tri lokacione në rajonin e Prishtinës.

I tërë operacioni policor që është realizuar dje është  autorizuar nga prokuroria në Prishtinë.

Gjatë realizimit të bastisjeve policia përveç arrestimit të të dyshuarve, në cilësi të provave material ka konfiskuar:

    18.363 kilogram substancë e dyshuar për heroinë;
    4 vetura të dyshuara;
    27 mijë euro dhe 8100 lekë te Shqipërisë;
    2 pistoleta kalibri 7.65 mm;
    2 karikatorë;
    Një kuti municion ne 43 fishkë 7.65.

Të dyshuarve ju është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)