04 Maj 2024

Arrestohen dy të dyshuar për ‘trafikim me njerëz’

Prishtinë, 29 prill - Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), në dy raste të ndara ka bërë arrestimin e dy personave të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘trafikim me njerëz’.

Rasti i parë ka ndodhur në Prishtinë, ku hetuesit policorë me 28 prill 2014, rreth orës 22:00 kanë realizuar me sukses operacionin policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar,  nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale ‘trafikim me njerëz’.

Personi i arrestuar në këtë rast është: Sh. M. i lindur më 1979

I dyshuari i kishte strehuar dy viktimat femra shqiptare dhe me përdorimin e forcës ekziston dyshimi se ai nuk i ka lënë të lira viktimat, duke i mbajtur të mbyllura në banesë, ku me këtë rast dyshohet të ketë kryer edhe veprën penale ‘skllavëria’.

Gjithashtu ekziston dyshimi se i dyshuari ka kryer edhe veprën penale ‘fshehje e dokumenteve’ të identifikimit të viktimave, pasi që i njëjti ua ka marrë dokumentet e identifikimit viktimave.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rasti i dytë ka ndodhur në Gjilan, edhe në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore ka realizuar operacionin policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarës femër shqiptare, e cila dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘trafikim me njerëz’.

Operacioni policor është zhvilluar me 28 prill rreth orës 16:00, nën dyshimin e bazuar se e dyshuara kishte kryer veprën penale ‘trafikim me njerëz’, ku viktimë e këtij rasti  ka qenë një femër shqiptare.

E dyshuara e arrestuar në këtë rast është: R. H. e lindur më 1989. 

Viktimës se pari i është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore në spitalin regjional, e cila më vonë është intervistuar në prezencë të mbrojtësit të viktimave, kurse të dyshuarës, me vendim të prokurorit të shtetit, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)