Arrestohen dy të dyshuar për rastin e Palush Sokolit
Prishtinë, 27 qershor - Sot, me urdhër të prokurorit të EULEX-it, Policia e Kosovës në Pejë i ka arrestuar dy të dyshuar si pjesë e hetimeve për vrasjen e Palush Sokolit në vitin 1999.
Palush Sokoli, i cili ishte me aftësi të kufizuara, pretendohet se ishte marrë nga shtëpia e tij në vitin 1999 dhe më vonë ishte gjetur i vdekur në vendin e quajtur Kulla e Ministerit në rajonin e Pejës. Trupi i tij është zhvarrosur në muajin shkurt të këtij viti.
Nga autopsia e kryer në Departamentin e Mjekësisë Ligjore janë gjetur shenja të plagës nga arma e zjarrit.
Rastin është duke e hetuar një ekip i përzier i prokurorëve të EULEX-it dhe atyre kosovarë.