17 Maj 2024

Arrestohen dy të dyshuar për mashtrim dhe shmangie nga tatimi

Prishtinë, 26 prill - Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në një operacion policor të realizuar me 25.04.2012 ka arrestuar dy persona me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “mashtrim, shmangie nga tatimi, raste të posaçme të falsifikimit të dokumenteve”.

Personat e dyshuar lidhur me këtë rast janë:  Abdyl K. i lindur më 1986, m/sh/kosovar, Bedri I. i lindur më 1971, m/sh/kosovar

Dyshohet se këta persona në bashkëveprim gjatë vitit 2011 kanë importuar mallra të ndryshme nga Kina e Dubai në vlerë prej 1.053.624.44 (një milion e pesëdhjetë e tremijë e gjashtëqind e njëzet katër euro  e dyzet e katër cent) si dhe kanë bërë blerje brenda vendit  në shumën prej 652.161.00 (gjashtëqind e pesëdhjetë e dy mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e një euro), duke përdorur dokumentet e një subjekti afarist nga Mitrovica, dhe u janë shmangur obligimeve tatimore ndaj ATK-së.

Bazuar në vlerësimet fillestare të zyrtarëve të administratës tatimore të Kosovës dyshohet se vlera e shmangies së tatimit është 32.541 (tridhjetë e dy mijë e pesëqind e dyzet e një euro).
 
Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizimin e prokurorit kompetent dhe ndaj të arrestuarve është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)