03 Maj 2024

Arrestohen dy të dyshuar për marrje ryshfeti

Prishtinë, 7 mars - Drejtoria për Hetime të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsione (DHKEK) -  Sektori i Hetimeve të Korrupsionit, me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, gjatë hetimit të një rasti kanë arrestuar dy persona me dyshimin se kanë kryer veprat penale: keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrje ryshfeti.

Gjatë procedurës hetimore janë mbledhur dëshmi materiale si rezultat i të cilave policia ka arrestuar dy të dyshuar: N. B i lindur me 1975 (zyrtar në Administratën Tatimore të Kosovës) dhe F S i lindur 1984  (kontabilist në një firmë private).

Nga të gjeturat e procesit hetimor rezulton se të dyshuarit gjatë vizitës që i kanë bërë bizneseve në emër të Kontrollit nga ATK-ja, bizneset  i kanë detyruar duke u bërë shantazh në mënyra të ndryshme që ta marrin kontabilistin e caktuar për rregullimin e dokumentacionit si dhe kanë kërkuar dhe kanë marrë ryshfet për të përfunduar kontrollin gjoja në favor të tyre. 

Me vendim të prokurorit kompetent personave të arrestuar u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)