14 Maj 2024

Arrestohen dy të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike

Prishtinë, 26 gusht - Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë me njësitet e saj relevante, me 25.8.2014  në komunën e Vushtrrisë  ka  realizuar një operacion policor   me ç’ rast  ka arrestuar dy persona të dyshuar me dyshimin se kanë kultivuar bimë  të dyshuara narkotike. 

 
Personat e arrestuar janë:

S. N, mashkull /shqiptar /kosovar

 B . V , Mashkull/shqiptar kosovar

Hetuesit policorë përmes rrugëve operative kishin marrë informacione se në tri lokacione dyshohej së personat e dyshuar tanimë të arrestuar  kishin  kultivuar bimë narkotike të llojit Kanabis.

Pas marrjes së urdhëresës nga gjykata përkatëse për kontrolle ka filluar realizimi i operacionit me ç’ rast në këto lokacione janë gjetur dhe konfiskuar mbi 100 bimë narkotike gjatësia e të cilave  ishte nga 50 cm deri në  360 cm. 

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë operacion policor janë kryer me urdhër të prokurorit përkatës  dhe ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor 48 orë për të vazhduar me procedurat e tjera hetimore.                                   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)