Arrestohen dy të dyshuar për krime lufte të dhunimit
Personat e arrestuar për krime lufte të dhunimit janë Gjorgje Bojkoviq nga Baimoci dhe Jovica Dejanoviq nga Prilluzha.
Operacioni i përbashkët, i kryer nga Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës (NJHKL) e Policisë së EULEX-it dhe Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës e Policisë së Kosovës (NJHKLPK), është realizuar në Baimoc (Babin Most) dhe Vushtrri.
Mbështetjen operative e kanë ofruar Njësia Speciale e Policisë së Kosovës dhe Njësia Forenzike e Policisë së Kosovës.
Të dyshuarit u arrestuan me urdhër të gjykatës, ndërsa është bërë edhe bastisja e shtëpive.
Rasti është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).