03 Maj 2024

Arrestohen dy të dyshuar për kontrabandë me migrantë

Prishtinë, 29 gusht - Rreth mesnatës të datës 27. 08. 2012, hetuesit policor në bashkëpunim me njësinë e inteligjencës të stacionit policor Vushtrri kanë arrestuar një person të dyshuar  me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “kontrabandim me migrantë”.

Personi i dyshuar tanimë i arrestuar është R. S. i lindur më 1971 shtetas kosovar rom.

Menjëherë pas identifikimit dhe arrestimit të tij, të njëjtit i është bërë kontrollimi i automjetit i llojit Audi dhe gjatë bastisjes së veturës janë gjet dhe konfiskuar si dëshmi  materiale dhjetëra certifikata dhe kopje të certifikatave të lindjes dhe nënshtetësisë si dhe kopje të letërnjoftimeve dhe pasaportave të personave të ndryshëm të lëshuara nga Republika e Serbisë.

Dokumentet të cilat janë  konfiskuar janë, një pasaportë serbe, kopje të letërnjoftimeve dhe pasaportave serbe, dhjetëra vërtetime për ndryshim të vendbanimit, vërtetime dhe formularë të ndryshëm që kanë të bëjnë me aplikimin për nënshtetësi serbe apo dokumente tjera të këtij shteti.

Të gjitha këto dokumente dyshohet se janë falsifikuar apo që janë siguruar përmes rrugës ilegale.

I dyshuari R. S. me qëllim të përfitimit material ka mashtruar personat  të ndryshëm duke ofruar  punësim,  kinse do ti punësoj në kompaninë e tij, kështu duke përfituar materialisht nga viktima të ndryshëm.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh ndërkohë që janë duke vazhduar procedurat hetimore nga njësia e hetimeve të departamentit të policisë kufitare lidhur me këtë rast.

Gjithashtu në po të njëjtën datë (27. 08. 2012), policia kufitare, drejtoria rajonale e Veriut (Lluzhan), ka arrestuar të dyshuarin A. J lindur më 1971, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “kontrabandim me migrantë”.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë në fshatin Gërdovc komuna e Podujevës.

I njëjti ka qenë i kërkuar nga njësia e hetimeve të departamentit të policisë kufitare e që ndërlidhet me rastet e mëhershme të hetuara nga kjo njësi.

Arrestimi i këtij  personi të dyshuar e ngrite  shifrën në 30 të arrestuar deri më tani që të gjithë të dyshuar për kontrabandim me migrantë.

Me autorizim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)