23 Dhjetor 2024

Arrestohen dy të dyshuar për falsifikim parash

Prishtinë, 7 dhjetor - Pas një procesi hetimor disa javor dhe informatave të marra përmes rrugëve operative, zyrtarë nga Drejtoria për hetimin krimeve ekonomike dhe korrupsionit (DHKEK) në Prishtinë kanë arrestuar dy të dyshuar për falsifikim parash, si dhe ka konfiskuar rreth 40.000 euro.

Arrestimi i personave të dyshuar është bërë mbrëmë rreth orës 17:00 në parkingun e Grand Store-s në Prishtinë.

Policia ka marrë një informacion për një veturë të dyshuar në parkingun e Grand Store në Prishtinë. Gjatë kontrollit të veturës BMW X5 me ngjyrë të bardhë dhe me targa të Kosovës, në ulësen e pasme, të vendosur në një zarf, policia ka gjetur dhe konfiskuar 39.100 euro të gjitha në bankënota nga 100 euro që dyshohen të jenë të falsifikuara, si dhe 3X 5000 van, monedha të Koresë Veriore.

Menjëherë pas realizimit të kontrollit në këtë veturë, e cila është konfiskuar nga policia janë arrestuar dy të dyshuar që ndodheshin aty, Shefqet M. (1965) nga Gjilani dhe Arianit S. (1985) nga Gjilani.

Policia ka identifikuar edhe dy të dyshuar të mundshëm të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë prej nga edhe dyshohet se është prejardhja e parave të falsifikuara.

Zyrtarët e DHKEK-së janë në kontakt me zyrën ndërlidhëse në mes institucioneve vendore dhe ndërkombëtare të PK-së rreth procedurave të bashkëpunimit me autoritetet policore maqedonase lidhur me këtë rast.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)