Arrestohen dy të dyshuar për fajde
Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prizrenit, ku me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren janë realizuar masat e fshehta, ku është vërtetuar ankesa e një qytetari, i cili kishte denoncuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare që ishin duke u bërë në Universitetin e Prizrenit.
Të arrestuarit në këtë rast janë: E. S. lindur me 1966 dhe B. A. lindur me 1970.
Gjatë veprimeve hetimore është siguruar provë se i dyshuari i dytë ka marrë dhe ka dhënë para me fajde.
Prokuroria e shtetit në Prizren, e cila ka udhëhequr hetimet ka urdhëruar masën e ndalimit për 48 orë për dy personat e cekur më lart.