Arrestohen dy të dyshuar për dhunim
Prishtinë, 9 tetor - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 15:30 nga hetuesit rajonal të Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për një rast të dhunimit.
Personat e dyshuar A. Sh. ( 34) dhe D. R. (37), shtetas të Kosovës, dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në një rast të dhunimit, që është raportuar dje në stacionin e Obiliqit.
Të dyshuarit po mbahen në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, ata do të dërgohet në gjykatën kompetente pas përfundimit të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.