Arrestohen dy të dyshuar, konfiskohen rreth 19 kg Marihuanë

Prishtinë, 16 shkurt - Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik Njësia rajonale në Mitrovicë, në vazhdën e luftës kundër kriminalitetit të organizuar dhe krimeve të tjera, pas hetimeve një javore, në bashkëpunim me njësit tjera përkatëse, sot më 16.02.2012 ka zhvilluar dy bastisje në rajonin e Mitrovicës.
Si rezultat i këtij operacioni policor janë arrestuar dy persona të dyshuar për dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikeve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike.
Te dyshuarit janë
Muhamet K. (1978) - Sh/K
Makfir S. (1966) - Sh/K
Gjatë bastisjes së njërës nga shtëpitë e personave të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar 20 paketime me substancë narkotike të llojit Marihuanë dhe një pushke 8.5 mm prodhim Italian, ku sasia totale e Marihuanës së konfiskuar arrin në 18 kg. e 627 g.
Personave të dyshuar me autorizim të PPQ Mitrovicë ju është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.