04 Maj 2024

Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen dokumente të falsifikuara

Prishtinë, 15 gusht - Në vazhdën e angazhimeve në luftimin dhe parandalimin e migracionit ilegal, falsifikimeve dhe krimeve tjera që lidhen me kufirin, Njësia e Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare ka realizuar edhe një operacion të suksesshëm me ç’rast ka arrestuar dy persona të dyshuar dhe ka konfiskuar dokumente të falsifikuara dhe pajisje për falsifikimin e dokumenteve.

Operacioni policor është realizuar më 14. 8. 2012 me autorizimin e Prokurorisë dhe Gjykatës së Qarkut në Prishtinë në rajonin e Gjilanit, ku janë janë arrestuar personat e dyshuar A. K. dhe A. H. me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale ‘Kontrabandim me migrantë dhe falsifikim të dokumenteve’.

Gjatë realizimit të bastisjeve në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar dokumente të ndryshme që dyshohet se janë të falsifikuara. Policia në këtë rast ka konfiskuar gjithsej: 13 pasaporta (maqedonase serbe dhe jugosllave), katër lejeqëndrime, 2 belge 1 çeke dhe 1 zvicerane, tri letërnjoftime jugosllave, kartëmonedha të shteteve të ndryshme, materiale që shërbejnë për falsifikim të dokumenteve si: holograme, pllaka metalike, 20 kartela të bankës të zbrazëta, skalpera si dhe aparate për prodhim dhe plastifikim të dokumenteve.

Dy të dyshuarit kanë vepruar në regjionin e Gjilanit ku me qëllim të përfitimit material kanë prodhuar, prokuruar dhe siguruar dokumente të rrejshme të udhëtimit si dhe kanë aranzhuar kalime ilegale të kufirit me qëllim të shkuarjes në shtetet perëndimore. Sipas hetimeve preliminare të dyshuarit kanë marrë nga viktimat të holla në vlerë prej 2.000 deri në 3.000 euro për një udhëtim.

Sipas hetimeve dhe verifikimeve policore i dyshuari A. H. përveç këtyre veprave dyshohet edhe për veprën penale të vrasjes. 

Operacioni ndërlidhet me operacionet e mëhershme që nga zbulimi i laboratorit për falsifikim të dokumenteve që e ka realizuar Njësia e Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, ku numri total i të arrestuarve në të gjitha operacionet policore duke përfshirë edhe këtë të fundit arrin në 29 persona të arrestuar.

Edhe në këtë rast u bëjmë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe të mos bien pre e mashtruesve dhe falsifikatorëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)