Arrestohen dy shqiptarë në Itali, kapen me 500 kg marijuanë
Treviso, 26 qershor - Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë në Treviso. Gjatë një kontrolli të policisë është gjetur rreth 500 kg lëndë narkotike kanabis sativa.
Shqiptarët e arrestuar i përkasin moshës 26-vjeçare, por identiteti i tyre nuk bëhet ende i ditur.
Forcat e policisë kishin rënë në gjurmë të tyre, pasi kishte kohë që po hetoheshin në fshehtësi. Lënda narkotike mendohet të ketë ardhur nga Shqipëria dhe kishte si synim tregtimin në qytetin e Venetos.
Mësohet se gjatë operacionit janë shpallur në kërkim dhe 8 persona të tjerë të dyshuar që kishin lidhje me rrjetin e trafikut.