Arrestohen dy shqiptarë dhe dy serbë për posedim heroine
Prishtinë, 7 shkurt - Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në vazhdën e luftës kundër kriminalitetit të organizuar, që nga muaji Janar 2012, ka zhvilluar hetime lidhur me një grup të personave të dyshuar për veprimtari kriminale.
Me 06.02.2012 rreth ora 15:30, me autorizim të Gjyqtarit të procedurës paraprake ka kontrolluar katër lokacione te ndara ne dy rajone atë të Pejës dhe Prishtinës.
Bastisjet janë kryer në dy shtëpi të rajonit të Prishtinës, konkretisht në fshatin Babin Most të komunës së Obiliqit pronë e të dyshuarve të nacionalitetit serb, ku janë konfiskuar pesë kilogram (5 kg.) substancë narkotike e llojit heroinë, një veturë civile dhe para të gatshme në vlerë prej treqind (300) euro.
Ndërsa në dy shtëpi në rajonin e Pejës janë konfiskuar tetë gram (8 gr.) substancë narkotike e llojit heroinë si dhe një pushke M48 me 27 fishekë cal. 8.57 mm.
Lidhur me këtë rast janë arrestuar 4 (katër) persona të dyshuar:
A B. lindur më 1973 M/Shqiptar/Kosovar
E G. lindur më 1989 M/Shqiptar/Kosovar
D S. lindur më 1985 M/Serb/Kosovar
M R. lindur më 1984 M/Serb/Kosovar
Personat e arrestuar me autorizim të Kryeprokurorit të Prokurorisë Publike të Qarkut në Prishtinë janë ndalura për 48 orë për të vazhduar me procedurë të mëtutjeshme.
Gjate këtij operacioni policore kane asistuar njësitet policore të rajonit të Mitrovicës dhe Pejës.