Arrestohen dy serbë në veri të Kosovës
Mitrovicë, 29 korrik - Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, bëri të ditur se janë arrestuar dy pjesëtarë të komunitetit serb në veriun e Kosovës.
Një zëdhënëse e EULEX-it tha se arrestimi ka ndodhur në komunën e Zveçanit dhe dy të dyshuarit janë duke u hetuar lidhur me një vrasje në tentativë në vitin 2012 në veri të Mitrovicës.
Misioni i EULEX-it nderkaq bëri te ditur se dy pjesetare te tij jane plagosur, kur nje grup i protestuesve kane hedhur gure ndaj tyre, ne shenje te kundershtimit te arrestimeve.
Por, zyrtarët e EULEX-it nuk dhanë më shumë hollësi rreth dyshimeve e as për identitetin e të arrestuarve.
Burimet lokale serbe thanë se njëri nga të arrestuarit është Zharko Veselinoviç, vëllai i Zvonko Veselinoviçit, i njohur si një nga organizatorët e vendosjes së . në .. veriore të Kosovës dhe për lidhjet e tij të dyshimta afariste.
Arrestimi i sotëm nxiti reagime të serbëve në veriun e Kosovës të cilët po mbajnë të bllokuar një nga rrugët kryesore në veri.