Arrestohen dy serb për mashtrim me firma fiktive të biznesit
Prishtinë, 18 dhjetor - Policia e Kosovës ka njoftuar së në vazhdën e veprimeve aktive për luftimin e dukurive negative dhe veprave penale në vend pas pranimit të informacioneve relevante se disa persona të dyshuar kanë regjistruar firma fiktive të biznesit pa ndonjë aktivitet afarist me qëllim “ mashtrimi” ka ndermarr disa veprime për të sqaruar rrethanat dhe në bashkërendim me prokurorinë kompetente në Gjilan janë kryer hetime respektive.
Marr parasyshë hapsirën e shtrirjes se aktivitetit të dyshuar, në rajonin e Mitrovicës, Prishtinës dhe Gjilanit, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, rajoni i Gjilanit dhe rajoni i Mitrovisës Jugu, sot është realizuar arestimi i dy personave të dyshuar, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘mashtrim”.
Personat e dyshuar, të arrestuar janë S.D i lindur me 1982 serb shtetas i Serbisë dhe S.S i lindur me 1967 serb i Kosovës.
Ndërsa, si prova material janë konfiskuar (13) trembëdhjetë telefona (Samsung Galaxy A80) dhe një automjet.
Me vendim të prokurorit kompetent dy pesonat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.