Arrestohen dy persona të dyshuar për ‘vjedhje të rëndë’
Prizren, 15 nëntor - Dje rreth orës 12:30 në Prizren, pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, është arritur të identifikohen dhe njëherësh të arrestohen dy persona tëdyshuar (L. P. dhe D. A.), të cilët ishin në kërkim policor.
âPersonat e dyshuar tanimë të arrestuar, dyshohet të jenë përfshirë në veprën penale “vjedhje e rëndë”, e kryer me 18korrik 2018 në Prizren.
Dyshohet se këta persona kanë kryer veprën penale dukeia marrë çantën e krahut viktimës femër shqiptare dhe të njëjtës i kanë shkaktuar lëndime trupore. Sipas viktimës nëçantë kishte telefonin e markës Samsung, kuletën së bashku me dokumentet dhe para të gatshme.
âLidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personave të dyshuar, ku pas intervistimit të tyre njëri është dërguar në vuajtje të dënimit ndërsa personit tjetër me urdhër të prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e arrestit për 48 orë.