03 Maj 2024

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë

Fushë Kosovë, 16 korrik - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetuesit policor të stacionit të Fushë Kosovës, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda.

Rastet kanë ndodhur në stacionin Hekurudhor në Fushë Kosovë,  ku janë vjedhur  kabllo të dimensioneve të ndryshme, pjesë të ndryshme metalike të Hekurudhave, që  dyshohet se i përkasin sinjalistikes dhe lokomotivave.

Bazuar në raportet e zyrtarëve të Hekurudhës dëmet e shkaktuara, nga vjedhjet e kabllove dhe metaleve nga  arrijnë vlerën rreth 24.000 euro.

Puna e hetuesve policor të stacionit të Fushë Kosovës, lidhur me rastet në fjalë,  është finalizuar me datën 14 korrik 2013, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit: R. Q  mashkull, 23 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës (për vjedhje te rënda) dhe S. J   mashkull, 22 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës (për ndihmë  në kryerje të veprave).

Pjesë e operacionit ka qenë edhe bastisja e shtëpisë së personit të dyshuar për vjedhje ku policia ka gjetur dhe konfiskuar kabllo dhe metale që dyshohet të jene vjedhur në lokacionin e sipër shënuar.

Gjithashtu policia ka konfiskuar edhe disa vegla pune të cilat dyshohet të jene përdorur në rastet e vjedhjeve.

Dy të arrestuarit me urdhër të Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendër të mbajtjes, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë para se rastet t’i kalojnë gjykatës përkatëse.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)