04 Maj 2024

Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim

Prishtinë, 6 janar  – Policia e Kosovës , ka njoftuar se të dielën nga hetuesit e stacionit policor veriu në Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën rrëmbim.

Rasti ka ndodhur me datën 05.01.2014 rreth orës 20:10, në rrugën “Ramë Govori” në Prishtinë, ku dy persona të dyshuar kanë rrëmbyer me forcë viktimën (mashkull)                   20 vjeç.

Puna e hetuesve policor të stacionit veriu në Prishtinë, lidhur me rastin në fjalë,  është finalizuar pak minuta pasi ka ndodhur rasti, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur të identifikojnë lokacionin  ku ndodhej viktima, te cilin e kanë liruar dhe gjithashtu te arrestojnë të dyshuarit:P. M, mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe P. M, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.


Personat e dyshuar  po mbahen në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, ata do të dërgohen në gjykatën kompetente pas përfundimit të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve,  për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)