Arrestohen dy persona të dyshuar, për raste të vjedhjeve të rënda
Hetuesit e stacionit të Fushë Kosovës, i kanë dhënë përparësi luftës kundër kriminalitetit dhe veçanërisht disa shqetësimeve që kohët e fundit ka pasur komuniteti në lidhje me rastet e vjedhjeve të ndodhura, në zona të ndryshme të rajonit të Fushë Kosovës.
Hetuesit policor, janë në vazhdimësi të operacioneve për kapjen e të dyshuarve për rastet e vjedhjeve.
Një nga këto operacione të organizuara mirë, në drejtim të kapjes së personave, për të cilët dyshohej me bazë të jenë të përfshirë në disa raste të vjedhjeve ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar, të cilët dyshohet me bazë të jenë i përfshirë në disa raste të vjedhjeve të rënda.
Personat e dyshuar:
o F. R, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
o J. K, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
janë dërguar në qendrën rajonale të paraburgimit në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë para se rastet ti kalojnë gjykatës.