07 Maj 2024

Arrestohen dy persona të dyshuar për prostitucion

Prishtinë, 5 shtator - Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQN) dje rreth orës 15:00 në rajonin e Prishtinës ka realizuar një operacion policor, me ç’rast ka arrestuar dy persona femra shqiptare-kosovare, me dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’.

Bazuar në hetimet fillestare policore ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarat në bashkëveprim e kanë kryer veprën penale ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’, duke i rekrutuar, ndihmuar dhe kontrolluar personat për qëllime të prostitucionit. 

Kjo veprimtari kriminale është kryer në lokal që kishte për destinim ofrimin e shërbimeve të masazhit dhe në emër të shërbimeve të masazhit dyshohet që janë kryer edhe veprimtari të kundërligjshme, si ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’. Në këtë lokal dy të dyshuarat kanë qenë pronare dhe njëkohësisht menaxhere të lokalit. 

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer me autorizim të prokurorit të Prokurorisë Themelore, Departamenti për Krime të Rënda dhe ndaj dy të dyshuarave është marrë masa e ndalimit për 48 orë, për të vazhduar me proceduat e mëtutjeshme.

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie për periudhën kohore janar-korrik 2013 ka arrestuar gjithsej (129) njëqind e njëzet e nëntë persona të dyshuar nën dyshimin se janë përfshirë në veprat penale që ndërlidhen me trafikim me qenie njerëzore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)