Arrestohen dy persona të dyshuar për kultivim të kanabisit
Njësitet policore në vendngjarje kanë takuar dhe njëherit arrestuar dy persona të dyshuar, të cilët i punonin dhe ujitnin bimët e mbjellura.
Personat e dyshuar tanimë të arrestuar jane: M. Rr. (1988) dhe A. H. (1993).
Njësitet relevante policor kanë vërtetuar dhe njëherit sekuestruar 42 bimë të përpunuara, të dyshuara të llojit Kanabis Sativa, me gjatësi nga 40 cm deri ne 1 m.
Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme ligjore.
Bashkangjitur keni dy fotografi të vendit të ngjarjes ku janë përpunuar bimët narkotike.