Arrestohen dy persona për shpërdorim detyre dhe marrje ryshfeti
Prishtinë, 2 prill - Policia e Kosovës, saktësisht Drejtoria e Hetimeve të Krimeve të Rënda ka arrestuar dy persona në lidhje me një hetim për korrupsion.
Veprat që janë duke u hetuar përfshijnë, Shpërdorim të detyrës ose autoritetit zyrtar, ushtrim i ndikimit, marrje dhe dhënie e ryshfetit.
Këto akuza lidhen me keqpërdorimin e pretenduar nga ana e një prokurori të Prokurorisë Speciale të Kosovë dhe të dy të dyshuarve të tjerë, të cilët pretendohet se kanë zhvatur shuma parash nga një i dyshuar në një rast.
Zyrtarët Policor janë duke kryer bastisje në tri lokacione të dy personave të arrestuar dhe njërit nga ta i cili është ende në kërkim të Policisë.
Hetimet janë duke u kryer nga Prokuroria e EULEX-it në Prizren bashkë me Prokurorinë e EULEX-it në Pejë.