Arrestohen dy persona për organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit
Prishtinë, 6 gusht - Polica e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se sot duke filluar nga ora 00:30, në rr. ‘Villiam Voker’- Pejë, Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, kanë kryer bastisjen e 2-(dy) lokacioneve të dyshuara.
Gjatë bastisjes në këtë lokal janë gjetur: 1224 qipa të cilët nevojiten për lojën e bixhozit, 7 palë letra, 35 cope bankënota nga 5- euro, 1 fletore, 1 listë e borxhit dhe një sasi disa gram e narkotikëve që dyshohet të jetë e llojit kokainë.
Të gjitha këto janë konfiskuar nga Njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.
Dy personat e dyshuar në këtë rast janë arrestuar, dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit të njëjtit ndalohen për 48- orë, rasti është cilësuar, ‘Organizimi i Skemave Piramidale dhe Bixhozëve të Paligjshëm’, dhe ‘Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.