17 Maj 2024

Arrestohen dy persona për një rast të frikësimit të një dëshmitari

Prishtinë, 8 nëntor - Misioni Europian për Sundimin e Ligjit - EULEX - ka bërë të ditur se dje, në një operacion të përbashkët, policia vendase dhe ajo ndërkombëtare i kanë arrestuar dy persona të dyshuar për frikësim të një dëshmitari gjatë procedurave penale dhe për pengim të provuarit, duke bërë shkeljen e nenit 395 dhe 394, paragrafi 1, i Kodit Penal të Kosovës.

Njëri prej të dyshuarve është ish-kryetar i Gjykatës Komunale në Prishtinë. Prokurori ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit për dy personat e arrestuar.

Gjykata e ka caktuar seancën dëgjimore lidhur me kërkesën për paraburgim për ditën e sotme, 8 nëntor 2013, në ora 10.30.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)