Arrestohen dy persona për kontrabandë
Prishtinë, 6 janar - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona të dyshuar për kontrabandim emigrantësh janë arrestuar gjatë një operacioni të policisë në qytetin e Prishtinës.
Gjatë kontrollit të banesave të tyre janë sekuestruar 2 telefona celular, 2 USB, 2 Lap Top, 7 vula të ndryshme, 5 kopje të pasaportave me kontratë pune, 26 kopje të vizave gjermane, një printer, 21 kopje të fletëve të pasaportave, 7 autorizime të ndryshme dhe disa vërtetime të transaksioneve bankare.