13 Janar 2025

Arrestohen dy persona për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prishtinë, 24 shtator - Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, njësia në Gjilan, sot ka realizuar një operacion policor me ç’rast ka arrestuar një person të dyshuar, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’.

Personi i arrestuar është: R. L. zyrtar në komunën e Kamenicës.

Bazuar në hetimet preliminare policore personi i dyshuar, tashmë i arrestuar nga policia, me veprime të kundërligjshme u ka ndihmuar në përgatitjen e dokumentacionit fiktiv operatorëve ekonomikë në Kamenicë, të cilët kanë bërë eksploatimin e zhavorrit në mënyrë të kundërligjshme.

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer me autorizim të prokurorit përkatës dhe ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera hetimore.

Po ashtu Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit njësia në Prizren, sot rreth orës 13:30 ka arrestuar një person të dyshuar me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’.

Personi i arrestuar është: H. H. i lindur me 1971,  zyrtar  në Kuvendin  Komunal të Rahovecit.

Bazuar në hetimet preliminare dyshohet se personi i dyshuar tashmë i arrestuar nga Policia kishte keqpërdorur pozitën e tij zyrtare, pasi që zyrtari në fjalë kishte banuar në dy banesa dhe për të dyja banesat Komuna e Rahovecit kishte paguar energjinë elektrike. Të dy njehsorët ishin regjistruar në emrin e zyrtarit në fjalë dhe pagesa e regjistrimit të njehsorëve është bërë nga buxheti komunal i Rahovecit në shumë prej 2.126.59€ (dy mijë e njëqind e pesëdhjetë e nëntë euro).

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizim të prokurorit përkatës dhe me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)