Arrestohen dy persona për falsifikim të parasë
Prishtinë, 11 dhjetor - Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, respektivisht Njësiti në Gjilan, dje ka realizuar një operacion policor, ku ka arrestuar dy persona të dyshuar se kanë kryer veprën penale falsifikim i parasë.
Personat e arrestuar janë: L. S. dhe F. O.
Arrestimet në këtë rast janë vazhdimësi e një operacioni policor të realizuar me 6.12.2013, ku ishte arrestuar një person i dyshuar për vënie në qarkullim të monedhave të falsifikuara ne shumen prej 300 franga zvicerane.
Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizimin e prokurorit përkatës dhe të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve për të vazhduar me procedurat e mëtejshme.