15 Maj 2024

Arrestohen dy persona dhe konfiskohet 1 kg heroinë

Prishtinë, 22 qershor - Dje, rreth orës 20:55 në pikëkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në Vërmicë, gjatë kontrollit të përbashkët të zyrtarëve të Kosovës nga Agjensionet që janë pjesë e Menaxhimit të Integruar të Kufirit, si policia kufitare dhe doganat e Kosovës, kanë konfiskuar 894.17 gramë substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit heroinë.

Lidhur me këtë rastëjanë arrestuar dy persona me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike”.

Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë:

-          H. I.   i lindur me 1967 mashkull/shqiptar/kosovar

-          M. R. i lindur me 1978 mashkull/shqiptar/kosovar

Kjo sasi e substancës narkotike është konfiskuar derisa zyrtarët e policisë dhe ata të doganës së Kosovës kishin ndaluar për kontrollim një veturë të tipit Golf VW 19E, të cilën e drejtonte i dyshuari H. I. me bashkudhëtarin M. R., të dy nga rajoni i Ferizajt.

Gjatë kontrollimit të veturës së lartcekur zyrtarët kanë vërejtur në pjesën e përparme në automjet tek pjesa e pasagjerit dy paketime të futura në çorape të zeza të cilat ishin të mbushura me një substancë pluhur ngjyrë kafe, për të cilën është konstatuar më vonë që është substancë narkotike e llojit heroinë.

Bazuar në rregullat e Menaxhimit të Integruar të Kufirit primati për trajtimin e rasteve të tilla i takon policisë  dhe  rasti ka kaluar nën kompetencë të Policisë së Kosovës për hetim të mëtejshëm.

Me autorizim te prokurorit përkatës të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)