Arrestohen dy bullgarë dhe një shqiptar nga Kosova
Prishtinë, 17 dhjetor - Dy bullgarë dhe një shqiptar nga Kosova janë arrestuar të dielën nga Policia e Kosovës për vdekjen e 60-vjeçarit i cili ka renë nga kati i katërt i një godine në rajonin e Prizrenit.
Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë rajonale, ka thënë se, rasti është duke u hetuar dhe deri tani në arrest policor ndodhen dy shtetas të bullgarisë dhe një shtetas i Kosovës.
Krejt çfarë mund të deklarohemi për këtë rast është se prokurori publik ka urdhëruar që rasti të hapet si vdekje e dyshimtë dhe rrezikim i sigurisë në punë, ka thënë policia rajonale.