17 Janar 2025

Arrestohen dy aktivistë të VV, pasi shkruajnë grafite në Vushtrri

Vushtrri, 3 mars - Arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje! po vazhdojnë edhe për aktivitete tërësisht paqësore. Në orët e pasdtës, në Vushtrri janë arrestuar aktivistët Naim Bunjaku dhe Mehmet Selaci.

Derisa u morën për t’u dërguar në polici, ata ishin duke shkruar grafite që e kundërshtojnë themelimin e “Zajednicës” dhe zgjerimin e saj në Vushtrri.

Këto arrestime janë në vijim të një fushate të gjerë, ku pushteti po përdor policinë e gjyqësorin për të përndjekur politikisht dhe për të burgosur aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje!.

Këto ditë është paralajmëruar se Lista Serbe ka kërkuar që fshati Prilluzhë të ndahet nga Komuna e Vushtrrisë dhe të formohet si komunë me shumicë serbe, për t’u bërë më tej pjesë e “Zajednicës”.

Por, siç thoshte edhe aksioni jonë sot, as Vushtrria nuk do të ndahet, as Kosova nuk do të copëtohet.

Arrestimet e padrejta të policisë së instrumentalizuar të Mustafës, jo që nuk po na frikësojnë, por ato na shtojnë arsyet për ta përmbysur këtë regjim diktatorial.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)