16 Janar 2025

Arrestohen dy aktivistë të Vetëvendosjes

Prishtinë, 21 prill - Lëvizja Vetëvendosje ka thënë së në vend që të luftojë strukturat ilegale dhe t\'i arrestojë pjestarët e saj që çdo ditë e luftojnë shtetin tonë, pushteti kriminal i Isa Mustafës vazhdon përndjekjen dhe arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosje!-s.

\"Derisa dje ky kryeministër e emëroi drejtuesin e këtyre strukturave, Ivan Todosijeviqin, për ministër të Administrimit të Pushtetit Lokal, sot  veglat e tij arrestuan aktivistët Veton Dragusha e Blerim Maqastena, për shkak të pjesëmarres në një protestë para disa viteve\", thekson VV.

Ka kohë që ky pushtet e ka bërë të qartë se angazhimi i tij është në kundërshtim me interesin e shtetit të Kosovës. Ky pushtet që protestuesit i lufton haptasi është i vendosur po e shndërron Kosovën në një shtet të egër autoritar.

Prandaj sipas VV-së është domosdoshmëri edhe angazhimi kundër vazhdimit të kësaj qeverisjeje.

Aktivistët duhet të lirohen menjëherë dhe përndjekja ndaj Vetëvendosje!-s të ndalojë.
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)