14 Janar 2025

Arrestohen dy aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Gjakovë, 6 janar - Sot, në protestën e qytetarëve të Gjakovës para Kishës Ortodokse në Gjakovë, që organizohet për shkak të ardhjes së pelegrinëve serbë me rastin e Festës se Krishtlindjes Ortodokse, u arrestuan në mënyrë të dhunshme dhe pa asnjë arsye dy aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Ngadhnjim Haxhosaj dhe Gerold Nikoliqi.

Aktivisti Ngadhnjim Haxhosaj është goditur gjatë arrestimit dhe më pas edhe në Stacionin e Policisë në Gjakovë. Të dy vazhdojnë të mbahen të arrestuar.

Arsyeja e protestës së përvitshme të qytetarëve të Gjakovës, e ku po marrin pjesë edhe shoqata \"Thirrjet e Nënave\" është ardhja në këtë pelegrinazh edhe e personave të dyshuar për pjesëmarrje në krime të luftës në Gjakovë, ndër ta edhe ish kryetari i dhunshëm i KK Gjakovë, Gjokica Stanojeviq. Kjo në një kohë kur në këtë komunë ende ka persona të pagjetur nga lufta e fundit.

Lëvizja VETËVENDOSJE!, Qendra Gjakovë kërkon ndërprerjen e arrestimeve arbitrare të aktivistëve të saj, si dhe lirimin e menjëhershëm dhe të pa kusht të tyre.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)