Arrestohen aktivistët e Vetëvendosje
Prishtinë, 9 korrik - Policia e Kosovës ka arrestuar sot disa aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kishin bllokuar hyrjen e Kuvendit komunal të Gjilanit, për të kundërshtuar miratimin e statutit të ri.
Për më tepër se një orë ata kanë penguar hyrjen e drejtuesve të komunës në ndërtesë. Sipas aktivistëve, me statutin e ri, komunës do ti shkëputet një pjesë e mirë e territorit të saj.
Megjithatë, pas ndërhyrjeve të forcave të policisë ata kanë liruar hyrjen e ndërtesës, e cila aktualisht kontrollohet nga uniformat blu.