Arrestohen 9 persona lidhur me ndërhyrje në sistemet kompjuterike
Prishtinë, 21 dhjetor - Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, sot në orët e mengjesit ka realizuar një operacioni policor, gjegjësisht ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku ka zhvilluar kontrollimin/bastisjen në 9 (nëntë) lokacione të ndryshme të Kosovës.
Si rezultat i hetimeve dhe realizimit të bastisjeve janë shoqëruar në stacione policore nëntë persona të dyshuar si dhe janë konfiskuar prova, dëshmi materiale, për të cilat dyshohet se personat e poshtëshenuar kanë kryer veprat penale që ndërlidhen me ndërhyrje në sistemet kompjuterike, cenim i të drejtës së autorit dhe shmangie e masave teknologjike.
Personat e shoqëruar në stacione policore janë: B. A., N. K., E. M., F. B., A. Y., H. H., A. I., A. B. dhe B. R..
Personat e dyshuar dyshohet se në periudha të ndryshme kohore kanë kryer veprat penale të lartcekura dhe për të njëjtit pritet vendimi prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.