08 Maj 2024

Arrestohen 8 të dyshuar për trafikim me substanca narkotike

Prishtinë, 7 korrik - Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë pas hetimeve të zhvilluar në një periudhë kohore rreth një vjeçare, me 5.7.2014 në aksin rrugor Shtime - Ferizaj ka zhvilluar operacionin policor të koduar “Luboteni” me ç’rast ka arrestuar tetë persona, me dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Personat e arrestuar janë: A. S. i lindur me 1972; N. B. i lindur me 1969; M. Th.             i lindur me 1980; Sh. D. i lindur me 1977; S. H. i lindur me 1990; F. H. i lindur me 1983; M. N. e lindur me 1969 dhe Z. Gj. e lindur me 1991.

Operacioni policor ka filluar gjersa hetuesit policorë ka ndaluar tri vetura dhe gjatë kontrollit në njërën prej veturave në bagazh në një valixhe janë gjetur tetë paketime me marihuanë të mbështjella me foli me peshë të përgjithshme 8 kg 508 g marihuanë.

Në vazhdim të operacionit është kontrolluar një banesë në Ferizaj në të cilën banonin dy të dyshuar, ku është gjetur një sasi e marihuanës, afërsisht 3 gramë, disa pajisje për mbështjellje të marihuanës, një pistoletë Crvena Zastava 7.65 me numër serik C-88476 me 6 fishekë në karikatorë, një fishek i kalibrit 9 mm.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:  8 kg e 511 g marihuanë dhe Pistoletë Crvena Zastava 7.65

Po ashtu janë sekuestruar tri vetura: Mercedes ngjyrë hiri; Mercedes hiri metalike dhe Reno Laguna.

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer me autorizim të prokurorit përkatës dhe ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor për të vazhduar me procedurat tjera hetimore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)