03 Maj 2024

Arrestohen 8 të dyshuar dhe identifikohen dy viktima të trafikimit

Prishtinë, 11 korrik - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas një hetimi dymujor identifikohen dhe zbulohen dy viktima femra, të cilat ishin mbajtur nën kontroll të plotë nga persona të dyshuar, të cilët në bashkëveprim i kishin shfrytëzuar të njëjtat për shërbime seksuale.

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), njësia në Prishtinë, ka bërë arrestimin e tetë të dyshuarve nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “trafikim me njerëz”.

Hetuesit policorë kanë zhvilluar një operacion policor, operacion ky i realizuar më 10 korrik 2013, dhe i tëri është bazuar në informatën paraprake që kishin pranuar se personat e dyshuar tashmë të arrestuar merreshin me veprimtari kriminale duke kryer veprën penale “trafikim me njerëz’.

Sipas informatave të mbledhura pas një pune operativo-hetimore e që ka zgjatur rreth dy muaj në terren, hetuesit policorë kanë arritur ta lokalizojnë vendqëndrimin e viktimave të moshës 17, respektivisht 18 vjeçare.

Viktimat tashmë të identifikuara ishin mbajtur nën kontroll të plotë nga personat e dyshuar, të cilët në bashkëveprim i kanë shfrytëzuar duke i detyruar të kryejnë shërbime seksuale.

Personat e dyshuar tashmë të arrestuar janë: XH. K. 1959; I. I. 1982; A. Z. 1986; N. K. 1977; A. S. 1981; N. Z. 1966; B. R. 1961 dhe M. XH. 1967.

Lidhur me këtë rast është njoftuar mbrojtësi i viktimave dhe në prezencë të tij dhe të punëtorit social viktimat janë intervistuar, ku njëra është kthyer në familjen e saj, ndërsa tjera është strehuar në shtëpinë e sigurt.

Të dyshuarve me vendim të prokurorit të shtetit u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)