Arrestohen 8 persona lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore

Prishtinë, 12 janar - Në vazhdimësi të hetimeve të rasteve të trafikimit me qenie njerëzore dhe mundësimit të prostitucionit, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, përkatësisht njësitë dhe ekipet e kësaj Drejtorie në dy operacione policore të ndara kanë arrestuar 8 persona të cilët në vazhdimësi merreshin me veprimtari kundërligjore.
Ekipi Rajonal Kundër Trafikimit Pejë dje në qytetin e Pejës i ka arrestuar 3 persona të dyshuar që sistematikisht merreshin me aranzhimin e mundësimit të prostitucionit.
Personat e arrestuar për veprën penale të Mundësimit të Prostitucionit janë:
A. KELMENDI dl. 15.05.1974 femër - shtetase kosovare
F. ALIMETAJ dl. 06.01.1988 femër - shtetase kosovare
L. THAQI dl. 03.07.1990 femër - shtetase kosovare
Njësia Qendrore e Hetimeve - në operacionin e koduar SHOQATA më datë 12.01.2012 në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar pesë të dyshuar të cilët kryenin veprën penale të trafikimit të qenieve njerëzore-punës së detyruar dhe mashtrimit, në këtë rast janë identifikuar dy viktima e trafikimit.
Personat e arrestuar për veprën penale Trafikim me Qenie Njerëzore, punës së detyruar dhe mashtrimit janë:
K. SPAHIU dl. 25.02.1988 mashkull - shtetas kosovar
S. CEKA dl. 24.02.1979 mashkull - shtetas kosovar
XH. GASHI dl. 15.10.1992 mashkull - shtetas kosovar
R. QALI dl. 01.05.1977 mashkull - shtetas maqedonas
Z. RAMADANI dl. 15.05.1976 mashkull - shtetas maqedonas
Me aprovim të Prokurorit të Qarkut-Prishtinë iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve dhe të njëjtit do të dërgohen para Gjyqtarit përkatës.