Arrestohen 6 zyrtarë të Kuvendit të Prishtinës
Prishtinë, 3 maj - Gjashtë zyrtarë të Kuvendit të Prishtinës janë arrestuar sot, bën të ditur policia e Kosovës.
Arrestimi i tyre është bërë nën dyshimin për keqpërdorime në Komunën e Prishtinës thuhet në njoftimin e policisë lidhur me një tender që ka të bëjë me mbulimin e lumit Prishtevka. Dëmi i veprës së dyshuar arrin në qindra mijëra euro.
Policia e Kosovës gjithashtu ka publikuar inicialet dhe moshën e gjashtë personave të arrestuar; R.Sh. i lindur në 1943, E.R. i lindur në 1960, Q.B. i lindur në 1966, R.S. i lindur në 1960, H.K. i lindur në 1965 dhe H.F. i lindur në 1964.
Njoftimi thotë me tej se hetimet janë kryer nga Drejtoria për Krime Ekonomike dhe Korrupsion ndërsa Prokuroria iu ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.