Arrestohen 6 të dyshuar dhe konfiskohen 6 kg heroinë
Prishtinë, 24 shtator - Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë pas një pune të gjatë operativo-hetimore ka ndërmarrë një operacion mbrëmë me operacion ky i cili ka rezultuar me arrestimin e gjashtë personave të dyshuar deri më tani dhe konfiskimin e gjashtë kilogramëve substancë narkotike e dyshuar e llojit heroinë.
Gjatë zhvillimit të këtij operacioni policia ka konfiskuar edhe dy pistoleta dhe tetëdhjetë fishekë dhe tri vetura.
I tërë operacioni policor për arrestimin e të dyshuarve dhe konfiskimin e substancave narkotike ka qenë i autorizuar nga Prokuroria e Qarkut të Prishtinës.
Operacioni i ndërmarrë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, Drejtoria e përgjithshme e përkrahur nga njësitet e DHTN-së, rajoni i Prishtinës dhe i Prizrenit, gjatë realizimit të operacionit policor kanë qenë të asistuar edhe nga Njësiti K9 dhe Njësiti i krimteknikës rajonale të Prizrenit.
Realizimi i operacionit policor ka vazhduar me bastisje në disa lokacione në rajonin e Prishtinës dhe të Prizrenit.
Gjatë këtij operacioni policor në total deri tani janë arrestuar gjashtë të dyshuar: I. R. 1962 sh/shtetas i Serbisë, A. J. 1972 sh/shtetas i Serbisë, B. H. 1969 sh/kosovar, A. D. 1973 sh/kosovar, A. K. 1975 sh/kosovar, A. TH. 1976 sh/kosovar
Janë konfiskuar rreth 6 kilogramë substancë narkotike që dyshohet të jetë Heroinë; 2 pistoleta; 80 fishekë; Tri vetura.
Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës është në kërkim edhe të disa të dyshuarve të tjerë tashmë të njohur për policinë që dyshohet se kanë qenë pjesë e këtij grupi kriminal.
Personave të arrestuar në konsultim me prokurorin kompetent u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.