Arrestohen 6 persona për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim
Ky operacion ka rezultuar me arrestimin e gjashtë personave të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale: pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar , keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe mashtrim.
Operacioni është zhvilluar, pasi që të njëjtit dyshohet se në vazhdimësi kanë mashtruar persona të ndryshëm lidhur me marrjen e kredive, në një bankë, me qëllimin që të sjellin përfitime për veten e tyre, në mënyrë të kundërligjshme.
Personat e arrestuar për këtë rast janë: K. B. lindur më 1984; A.S. lindur më 1994; B. G. lindur më 1985; H.H. lindur më 1989; P. B. lindur më 1990; B. H. lindur më 1986.
I gjithë operacioni është realizuar me vendim të Prokurorisë Speciale, me vendim të së cilës të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.