17 Janar 2025

Arrestohen 59 zyrtarë policorë për marrje ryshfeti

Prishtinë, 19 dhjetor - Pas pranimit të disa informacioneve nga qytetarët dhe  në rrugë të ndryshme operative, ku dyshohej që zyrtarët policorë  në disa njësi rajonale të Trafikut si; Prizren, Mitrovicë e Jugut, Mitrovicë e Veriut dhe në Njësinë për kontrollin e autostradave marrin ryshfet nga qytetarët, Inspektorati Policor i Kosovës, në konsultim me Prokuroritë Themelore të Prizrenit dhe Mitrovicës përkatësisht Kryeprokurorët Sylë Hoxha dhe Shyqyri Syla ka zhvilluar një hetim katër mujor lidhur me këto dyshime.

Pas autorizimit nga Prokurorët, hetuesit e IPK-së kanë zhvilluar hetime duke zbatuar masa të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit.

Nga zbatimi i këtyre masave ka rezultuar  me grumbullimin  e provave materiale të cilat vërtetojnë dyshimin e bazuar,  se një numër i madh i zyrtarëve policor nga këto njësi janë të involvuar në veprime kriminale,  që ndërlidhen me veprat penale Keqpërdorim i Pozitës  Zyrtare apo autoritetit zyrtar dhe Marrje e ryshfetit.

Në përmbyllje të këtij hetimi, sot nga Inspektorati Policor i Kosovës është zhvilluar një operacion i gjerë ku janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarit 59 zyrtar policor të cilët  pas intervistave me vendim të Prokurorisë u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe janë dërguar në qendrat e ndalimit. Njëkohësisht për këta zyrtarë policorë është kërkuar suspendimi nga detyra.

Gjithsej zyrtarë policorë të ndaluar janë 59, prej tyre: 20 zyrtar policor janë të Njësitit për Kontroll të Autostradave; 20 zyrtar policor nga Njësiti Rajonal i Trafikut të Mitrovicës së Veriut; 15 zyrtar policor nga Njësiti Rajonal i Trafikut të Mitrovicës së Jugut dhe 4 zyrtar policor nga Njësiti Rajonal i Trafikut të Prizrenit

Nacionaliteti; 35 zyrtar policor të ndaluar janë shqiptar; 23 zyrtar policor të ndaluar janë serb dhe 1 zyrtar policor i nacionaliteti boshnjak.

Inspektorati Policor i Kosovës  do të paraqes në Prokuroritë kompetente kallëzime penale ndaj 59 zyrtarëve policorë për veprën penale Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar nga neni 422 Kodit Penale të Republikës së Kosovës dhe  Marrje e ryshfetit nga neni 428 si dhe Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale nga neni 388.

Gjithashtu IPK  do të paraqet kallëzim penal ndaj 30 qytetarëve për veprën penale Dhënie e ryshfetit nga neni 429 i Kodit Penal.

IPK falënderon Ministrin e Punëve të Brendshme, Prokurorinë Shtetit  për bashkëpunimin dhe angazhimin e madh në këtë rast si dhe Policinë e Kosovës  për përkrahjen e IPK-së në këtë operacion.

Inspektorati Policor i Kosovës pavarësisht sfidave që është duke u ballafaquar lidhur me numrin e vogël të burimeve njerëzore, do të vazhdoj edhe me tej me përkushtim të luftoj çdo dukuri negative që shfaqet në Policinë e Kosovës e në veçanti veprimet korruptive, në mënyrë që të fuqizohet  zbatimi i ligjit dhe integriteti në Policinë e Kosovës.

Inspektorati Policor i Kosovës falënderon qytetarët e Republikës së Kosovës për bashkëpunim dhe i inkurajojmë  që të shtojnë bashkëpunimin me IPK-në për paraqitjen  e dukurive negative në Policinë e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)