Arrestohen 5 të dyshuar dhe identifikohet një viktimë e trafikimit
Prishtinë, 28 maj - Bazuar në informatën që kishin pranuar hetuesit policor nga Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore (DHTQNJ) dje rreth orës 18:30 ka realizuar një operacion policor qe ka rezultuar me arrestimin e pese personave të dyshuar dhe identifikimin e një viktime të trafikimit me qenie njerëzore.
Pesë personat e dyshuar janë vënë nën pranga nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale Trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikimit.
Sipas informacioneve të mbledhura pas një pune operative hetimore rreth një mujore në terren hetuesit policor kanë arritur të lokalizojnë vendqëndrimin e viktimës sh/kosovare, e cila ishte mbajtur nën kontroll të plotë nga personi dyshuar.
I dyshuari tashmë i arrestuar në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër e kanë detyruar viktimën të ofroj shërbime seksuale personave të ndryshëm duke e shfrytëzuar kështu edhe të dyshuarit e tjerë seksualisht viktimën.
Personat e dyshuar tashmë të arrestuar janë: R. V - 1976, H. G - 1964, V. S - 1973, Y. B - 1984 dhe F. R -1973.
Lidhur me këtë rast është njoftuar mbrojtësi i viktimave dhe në prezencë të tij është intervistuar viktima , e cila më pastaj është dërguar në shtëpinë e sigurt.
Të dyshuarve me urdhër të prokurorit ju është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.