10 Maj 2024

Arrestohen 4 policë nën dyshimin për kontrabandë mallrash

Prishtinë, 13 prill - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër pjesëtarë të policisë pasi dyshohen për kontrabandë mallrash dhe vepra të tjera penale.

Përveç prangosjes së policave, janë arrestuar edhe katër persona të tjerë, të cilët janë shqiptar të Kosovës.

Policia e Kosovës në një konferencë të jashtëzakonshme ka bërë të ditur se të dyshuarit e arrestuar janë marrë me disa vepra penale dhe që operacionet e policisë janë zhvilluar nëpër disa qytete të Kosovës.

Drejtori për hetime të krimeve ekonomike dhe korrupsion, Shaip Havolli tha se identiteti i policëve akoma nuk do të jetë e mundur të bëhet publik. Kjo pasi sipas tij, publikimi i emrave do të mund të pengonte hetimet që po vazhdojnë.

“Krejt çka mund të them është vetëm se zyrtarët policor janë nga rajonin i Mitrovicës dhe janë polic shqiptarë. Janë në pozitën e nivelit patrullues”, tha Havolli.

Veprat penale të cilët rëndojnë mbi të arrestuarit janë kontrabanda me mallra nga Serbia, shpërdorimi i detyrës zyrtare si dhe marrja e dhënia e ryshfetit.

Sipas tyre, sikurse policia edhe të arrestuarit e tjerë të të njëjtit rast janë shqiptarë.

Operacioni që nisin të premten e që po vazhdon edhe të shtunën e ditët në vijim. nisi nga Prishtina e vazhdoi në Mitrovicë, Prizren e Pejë.

Gjatë operacionit policia ka konfiskuar si prova materiale 3 revole, 2 telefona celularë, 6700 euro, 386 fatura, 102 kuponë fiskal si dhe një autobot me 10 mijë litra naftë të cilësisë së dobët.

Operacioni është duke vazhduar edhe sot dhe priten arrestime të tjera. Dyshohet se mallrat janë futur nga rrugët alternative të Rajonit të Mitrovicës.

Bashkim Arifi, udhëheqës i Departamentit Operativ Hetimor thotë se ka kohë që dogana po përballet me problemin e rrugëve alternative, nga po hynë mallrat e kontrabanduara.

Aktualisht Dogana e Kosovës po e verifikon mallin e konfiskuar, megjithëse prejardhja e tij dyshohet të jetë nga Serbia.

Gjithashtu se kontrabanda është kryer nga grupet e organizuara serb e shqiptarë bashkë.

Ky operacion lidhet me një bastisje tjetër që ka ndodhur para disa ditësh në Pejë, por të cilën policia nuk e ka bërë publike për shkak të hetimeve që janë kryer.

Atje Policia e Kosovës pati mbyllur 3 pompa të benzinës, në të cilat ishin gjetur mallra të kontrabanduara. Edhe nga atje nuk dolën duarthatë. Policia konfiskoi rreth 5 mijë litra naftë, 11 mijë litra metanol, pije freskuese, energjetike dhe alkoolike.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)